Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër dy personave të cilët akuzohen për kryerjen veprës penale – “grabitje”.

Me datë 27 nëntor 2020, të akuzuarit janë paraqitur para ambienteve të një shoqërie aksionare në rrugën “Vasil Glavinov”. Një nga të akuzuarit, i moshës 31 vjeçare, ka ruajtur derën e godinës. Gjatë kësaj kohe, i akuzuari tjetër, një 63-vjeçar nga Shkupi, ka hyrë brenda, ka kërcënuar dy punonjës me armë plastike dhe kanë marrë 303,606 denarë nga kasaforta dhe sirtarët shoqatës aksionare. Dy të akuzuarit më pas janë larguar në drejtim të Urës së Gurit, por janë kapur nga zyrtarët policorë, ndërsa paratë janë kthyer në shoqërinë aksionare.

Duke marrë parasysh se ekziston rrezik për arratisje, mundësi që të akuzuarit të ndikojnë tek dëshmitarët si dhe mundësia për të përsëritur veprën penale, prokurori publik kompetent ka kërkuar nga gjykata paraburgim për dy të akuzuarit.