Kriptovaluta ‘Bitcoin’ ka vazhduar serinë e thyerjes së rekordeve, teksa ka shkuar në 40 mijë dollarë një njësi e këtillë.
Referuar statistikave në dispozicion nga stoqet e marketeve, Bitcoin tashmë ka përshkuar vlerën e 40 mijë dollarëve, përcjell Gazeta Express.
Përpara nëntë vitesh, një njësi e Bitcoinit ishte ekuivalente me një dollarë.
Përgjatë katër viteve të fundit, valuta monetare elektronike ka pësuar rritje drastike në proporcion me valutat e tjera.
Përkthyer në euro, një njësi e ‘Bitcoin’-it kushton 32 mijë e 600 euro.
Comments are closed for this post.