Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se ndalesa ende vlen për organizimin e festave në hapësira publike si dhe organizim të festave të çfarë do lloji dhe grupime në hapësira të hapura dhe të mbyllura.

Nga policia thonë se ndalesa është për shkak të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në kohë pandemie nga coronavirusi, ndërsa këto ndalesa do të zgjasin posaçërisht deri më 1 dhjetor.

“MPB i njofton qytetarët se ende është në funksion numri falas 0800-00-201 në të cilën qytetarët mund të paraqesin grupime dhe organizim të festave”, thuhet në njoftimin e MPB-së.