Suedia që nga kjo e premte do të udhëheq për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linden, tha se vendi do të punojë në forcimin e sigurisë dhe demokracisë në Evropë dhe mjedisin e afërt, me një fokus në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, njofton Klan Kosova“Jam e nderuar të marr kryesimin e OSBE-së, në një kohë kur rajoni ynë duhet të bashkohet për t’u përqendruar në sigurinë tonë të përbashkët, bazuar në parimet dhe angazhimet që kemi bërë të gjithë”, shkroi Linden në Twitter.