Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (16 dhjetor) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik.

Nga MPB thonë se në territorin e Komunës së Çairit janë shqiptuar gjithsej 160 gjoba, prej të cilave 17 për vozitje pa leje, 13 për makina të paregjistruara, 8 për kalim të rrugës nën dritën e kuqe të semafirot, 7 për motoçikleta.

“Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion, në mënyrë që të rritet siguria”, thonë nga MPB.