Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 40 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 495 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 17 persona.
Një pacient është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, gjashtë pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Institutin e TBC-së, dy në Klinikën e Dermatologjisë dhe një në Klinikën për Sëmundje të Syve Në Klinikën e ORL-së janë pranuar katër pacientë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 12 pacientë të ri me Covid-19, 11 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.
Brenda 24 orëve janë regjistruar 35 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.
Gjithsej 495 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë.
Comments are closed for this post.