Në 24 orët e fundit në qendrat-covid në Shkup janë shtrirë 43 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 497 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 17 persona. Tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, tre pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, katër në Institutin e TBC-së, dy në Klinikën e Dermatologjisë, një në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe dy në Klinikën e Gastroeneterohepatologjisë. Në Klinikën e ORL-së janë pranuar dy pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 12 pacientë të ri me Covid-19, kurse 12 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 31 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me coronavirusin.

Nga MSH thonë se gjithsej 497 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë.