Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me 61 vota pro votoi nevojën për ndryshime në Rregulloren për Punë të Kuvendit. Këto ndryshime do t’i hapin rrugën për punë online deputetëve të cilët do të preken nga koronavirusi dhe do të jenë në izolim.

Kreu i Kuvendit menjëherë pas votimit të nevojës kërkoi nga Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit që të debatoj rreth ndryshimeve në Rregulloren për Punën e Kuvendit.