Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta fillojë seancën e 21-të, në të cilën në rend dite janë më shumë se njëzet ligje, disa prej të cilave u paraqitën nga deputetët nga pushteti dhe opozita.
Pritet që lista e pikave të plotësohet përpara përcaktimit të rendit të ditës.
Deputetët duhet të deklarohen për nevojnë e sjelljes së dy ligjeve me procedurë të shkurtuar, edhe atë: propozim-ligjin për plotësim të Ligjit për financim të njësive të vetqeverisjes lokale dhe propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim.
Me propozim të opozitës, në rend dite është edhe plotësimi në Ligjin për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive, në lexim të parë.
Comments are closed for this post.