Telenovela ka mbaruar më në fund.

Geoffrey Kondogbia do të jetë lojtari i ri i Atlético pasi është arritur marrëveshja me Valencian për 15 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare, transmeton lajmi.net.

Lojtari i Valencias, i cili nuk ka qenë në dispozicion të Gracia në dy ndeshjet e fundit në kampionat, më në fund do të kthehet në fushë me Los Rojiblancos.

Atletico e ka blerë mesfushorin francez si zëvendësim të Thomas Partey, i cili kaloi te Arsenal në ditët e fundit të merkatos.