Ministria për Punë të Brendshme në kuadër të kontrolleve të shtuara ka regjistruar gjithsejtë 313 shkelje vetëm në territorin e Shkupit, mes tyre 35 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 27 për makina teknikisht të parregullta, 91 për parkim të parregullt dhe 54 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Nga MPB-ja njoftojnë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë kontrollet e shtuara, andaj apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat në trafik dhe me këtë të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në trafik.
Comments are closed for this post.