Të paktën 12 viktima dhe qindra të lënduar nga tërmeti në Turqi. Lëkundjet e tokës me magnitudë 6.9 të shkallës së Rihterit shkaktuan shembjen e dhjetëra ndërtesave në Izmir dhe shumë dëme të tjera materiale. Ai u ndje edhe në shumë qytete të tjera të Turqisë.
Ndërkohë në tërmetin në Greqi janë shënuar 2 viktima dhe dëme të shumta. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në rreth 17 ndërtesa që u shembën ose u dëmtuan rëndë në Izmir. Më shumë se 50 makina zjarrfikëse dhe 200 shpëtues janë vendosur në vendngjarje.
Comments are closed for this post.