Disa nga lojtarët shqiptarë kanë qenë shumë të impenjuar në merkaton e verës, duke tentuar që të gjejnë klub të ri.

Transferimet më të mëdha në këtë sesion të merkatos erdhën nga Serie A, aty ku pesë lojtarë shqiptarë po provojnë aventura të reja.

Vedat Muriqi u largua nga Fenerbahce për të kaluar te Lazio, Marash Kumbulla kaloi te Roma, Amir Rrahmani u transferua te Napoli, Mërgim Vojvoda u largua nga Standard Legia për t’iu bashkuar Torinos, ndërsa Adrian Ismajli kaloi te Spezia.

Më poshtë “Lajmi.net” ka renditur 30 lojtarët shqiptarë që ndryshuan skuadër në këtë merkato.

Arijanet Muric, – Manchester City / Girona (Huazim)

Fidan Aliti, Kalmar / Zurich (Huazim)

Mërgim Vojvoda, Standard Liege – Torino

Florent Hadërgjonaj, Huddersfield – Kasimpasa

Idriz Voca, Luzern – Ankargucu

Valon Berisha, Lazio – Stade Reims

Vedat Muriqi, Fenerbahce – Lazio

Bersant Celina, Swansea – Dijon

Lirim Kastrati, Lokomotiva Zagreb – Dinamo Zagreb

Amir Rrahmani, Verona – Napoli

Andi Zeqiri, Laussanne – Brighton

Marash Kumbulla, Verona – Roma

Myrto Uzuni, Lokomotiva Zagreb – Ferencavaros

Edon Zhegrova, Genk – Basel

Shkëlqim Demhasaj, Luzern – Grasshoppers

Ermir Lenjani, Sion – Grasshoppers

Bastien Toma, Sion – Genk

Kemal Ademi, Basel – Fenerbahce

Albian Ajeti, West Ham United – Celtic

Kastriot Dermaku, Parma – Lecce

Keidi Bare, Malaga – Espanyol

Armando Broja, Chelsea – Vittese

Ardian Ismajli, Hajduk Split – Spezia

Atdhe Nuhiu, Sheffield Wednesday – APOEL

Sokol Cikalleshi, Akhisarspor – Konyaspor

Armando Sadku, Levante – Erzurumspor

Arbenit Xhemajli, Xamax – Sunderland

Leart Paqarada, Sandhausen – ST Pauli

Klaus Gjasula, Paderborn – Hamburg

Valmir Sylejmani, Manheim – Hannover 96