Projekti shkencor-hulumtues në fushën e COVID-19 nga Klinika Universitare për Hematologji në Shkup, e udhëhequr nga Irina Panovska-Stavridis, është miratuar dhe zgjedhur që të financohet në dy vitet e ardhshme nga Qendra ndërkombëtare për inxhinering gjenetik dhe bioteknologji në Triestë të Italisë.
Në përpunimin e këtij projekti kanë marrë pjesë edhe Dimitar Efremov, Ilir Demiri, Milena Stefanoviq dhe Aleksandar Dimovski. Ky projekt është zgjedhur në konkurrencë me 38 projekte tjera ndërkombëtare.
Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thonë se presin që rezultatet nga zbatimi i analizave të kenë rol në marrjen e një pasqyre më të mirë në lidhje me sëmundjen COVID-19.
“Ky projekt ndërkombëtar na jep mundësi të kyçemi në luftën globale për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe tregon se një vend i vogël si i yni ka potencial për punë shkencore-hulumtuese”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Comments are closed for this post.