Të kapur për dore, Tea dhe Andi frekuentuan ambientet e një dyqani produktesh kozmetike.
Ndonëse pritej që të ishte Tea ajo që do të bënte shpjegimin e produkteve, në fakt ishte Andi që e bëri një gjë të tillë. Andi e përshkroi veten si një djalë që i pëlqen të kujdeset për veten dhe produktet me përmbajtje të lartë bimore ishin të preferuarat e tij. Takimi i tyre u komentua mjaft pozitivisht në studio.
E para që e mori fjalën ishte Ana, e cila e përshkoi dyshen si me karakter mjaft të qetë dhe të këndshëm. Ndërsa pjesa e tretë e takimit të tyre, nisi me nuanca “dashurie”. Andi i tregoi Teas se kur mësoi në audicione që në studio do të kishte një vajzë të “shëndoshë”, ai ishte shprehur se nuk do të dilte me të, por kur u njoh me Tean, preferencat e tij ndryshuan.
Ai e përshkoi Tean si një vajzë me karakter të fortë dhe i tha se ka krijuar një simpati për të. Të dy në fund të takimit u shprehën të lumtur që i dhanë mundësinë njëri-tjetrit të njiheshin më shumë.
S’mund të lemë pa përmendur edhe reagimin e Shqipes e cila pati një “shkëmbim” emocionesh me Anind që në ditët e para të “Përputhen”. Por nuk e ftoi atë në asnjë takim dhe ajo që bëri përhtypje është shfaqja e xhelozisë për të duke ftuar në një takim Arbrin, i cili doli me Tean vetëm një javë më parë.
Comments are closed for this post.