Fondi i Sigurimit të Depozitave prej sot fillon me pagesën e dëmshpërblimit të vlerës së siguruar të kursimeve të tyre deri në vlerën e konfirmuar maksimale prej 1.850.889 denarë. Pagesa do të bëhet përmes Bankës Komerciale, Bankës NLB, Bankës Stopanska dhe Halbank, ndërsa secili depozitues do të ketë në dispozicion 36 muaj që ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit.
Në Bankën Komerciale do të dëmshpërblehen depozituesit mbiemri i të cilëve fillon shkronjat A, B, C, D dhe D, përmes Bankës NLB do të dëmshpërblehen mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat Gj, E, ZH, Z, X, I, J, K, L dhe Ll, depozituesve mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat M, N, F, O, P dhe R do të paguhen në ekspoziturat e Bankës Stopanska SHA Shkup në të gjithë territorin dhe depozituesve mbiemri i të cilëve fillon me shkronjat S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH dhe Sh do të paguhen në degët e “Halkbank” SHA Shkup.
Nga Fondi sqarojnë se depozituesit – kryerës së pavarur të veprimtarisë me punë personale të cilët në Bankën Eurostandard SHA Shkup në falimentim kanë qenë të regjistruar si TI (tregtarë individë) apo avokat Emri dhe Mbiemri apo Kryerës apo me emrin e aktivitetit për shembull, Mishtore, kompensimin e tyre do ta marrin sipas shkronjës së parë të emrit Krahas dokumentit për identifikim (letërnjoftim, pasaportë) nevojite të dorëzohet edhe dëshmi për regjistrim të veprimtarisë afariste (gjendja aktuale). Vërtetimet për pronësi të depozitës do të lëshohen drejtpërdrejt në bankat, kur depozituesi do të vijë në bankë ta realizojë të drejtën e dëmshpërblimit.
Që të realizohet e drejta e pagesës së dëmshpërblimit, depozituesi duhet ta marrë dhe nënshkruajë në sportel në bankën ku është shpërndarë për ngritjen e mjeteve. Bankat – do të bëjnë pagesën e mjeteve vetëm pronarit të xhirollogarisë/ përfaqësuesi ligjor/kujdestar i përmendur në Vërtetim, me prezantimin e dokumenteve të vlefshme për identifikim.
Comments are closed for this post.