Maqedonia e Veriut me 1.920 raste aktive me coronaviurs

Maqedoni 13.09.2020 / 9:48

Gjatë ditës së djeshme u regjistruar 140 raste të reja, me çka numri i rasteve aktive në Maqedoni u rrit në 1.920.

Shkupi mbetet qyteti me më së shumti të infektuar, ndërsa pas Shkupit vjen Kumanova. Raste të reja ka pasur edhe në disa çerdhe në Maqedoni, vetëm tre ditë pas hapjes së tyre.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 15.694, numri i të shëruarve 13.128 dhe numri i të vdekurve 646.

Virusi filloi të shpërndahen edhe në çerdhe. Deri në ditën e djeshme janë regjistruar tre raste edhe atë në Shkup, Manastir dhe Sveti Nikole.




Comments are closed for this post.

Të fundit