Zjarri që shpërtheu këtë mëngjes në hapësirat e ish-Bankës komerciale është lokalizuar. Nuk ka të lënduar, ndërsa sipas vlerësimeve fillestare, janë dëmtuar gjashtë ambiente në katin e parë ku ndodhet Inspektorati i Mjedisit Jetësor. Në ndërtesë gjithashtu janë të sistemuara edhe Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Agjencinë Informative Mediatike.
Kanë intervenuar 24 zjarrfikës me nëntë automjete zjarrfikëse.
Komandanti i Brigadës territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski tha se zjarri u lokalizua në ora 08:50.
“Bëhet fjalë për një ndërhyrje komplekse sepse zjarri është në Inspektoratin e Mjedisit Jetësor. Bëhet fjalë për lokale të ish-Bankës komerciale, të ndara me pllaka gipsi dhe dyer qelqi. Brenda nuk punon asnjë hidrant. Kjo paraqiste problem për ne”, tha Simonovski. Nuk e dinim saktë se si të hynim derisa arritën nga Agjencia Informative Mediatike, të cilët na dhanë një skemë se si të hyjmë”, deklaroi Simonovski.
Shkaku i zjarrit, sipas vlerësimeve fillestare të Simonovskit, është instalimi elektrik.
Gjatë ndërhyrjes së zjarrfikësve, vetëm një zjarrfikës u ankua për mbytje, pas së cilës ndërhyri Ekipi i ndihmës së shpejtë. Zjarrfikësi është në gjendje stabile, informon Simonovski.
Comments are closed for this post.