Një vajzë 13-vjeçare në Lamia të Greqisë u sulmua nga bashkëmoshatarët e saj duke u plagosur.

Sipas avokatit të familjes, 3 vajza iu afruan 13-vjeçares në një park të qytetit dhe filluan ta rrahin për më shumë se 15 minuta e cila përfundoi në spital.

Policia që heton rastin po shqyrton informacionin sipas të cilit episodi thuhet të jetë paraprirë nga raporte nënçmuese dhe ngacmime përmes Facebook, si dhe në takimet e vajzave të reja.

Sipas të njëjtit informacion, 17-vjeçaret, një greke, një shqiptare dhe vajza tjetër nga Rumania, kishin bërë ditët e fundit komente nënçmuese ndaj adoleshentes për pamjen dhe sjelljen e saj.

Atë natë, viktima dyshohet se i kërkoi një prej 17-vjeçareve shpjegime për komentet nënçmuese dhe më pas u sulmua nga të tria vajzat. Në fillim dukej se kishte një gatishmëri për kompromis por më pas familja e ngriti padi.

Të tria të miturat u arrestuan me akuzën e shkaktimit të dëmtimit trupor dhe u lanë të lira me urdhër të prokurorit. Avokati i familjes së Apostolos Lytras, foli për një sulm me rrahje të vazhdueshme që zgjati pothuajse 15 minuta. “Ajo kishte gjak në fytyrë, kishte kafshime, mishrat e dhëmbëve i kishte me gjak“.