Sapo ka mbaruar diskutimi maratonë i deputetëve të sapozgjedhur në Maqedoni.

Me 62 vota PËR, 0 të PËRMBAJTUR dhe 51 deputetë KUNDËR, Maqedonia ka Qeveri të re, e përbërë nga BDI, LSDM, Besa, PDSH dhe disa parti të vogla nga koalicioni i bllokut maqedonas 113 deputetë nga 120 ishin në sallë gjatë votimit. Votoi edhe deputeti Arben Ziberi (BDI), i diagnostifikuar sot me COVID-19. Për shkak të numrave të paktë për të votuar qeverinë e re, ai votoi sot, edhe pse me kushte të jashtzakonshme, nga një kabinë që e izolonte tërësisht. Protokollin e jashtzakonshëm e ka përgatitur Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Deputetët e shumicës duartrokasin zgjedhjen e Qeverisë.

Diskutime lidhur me temën apo jo, mandatorët mbroheshin kurse opozita sulmonte.

Zaev gjatë fjalimit për të kërkuar votën e deputetëve.

Kjo Qeveri do të jetë për dy gjëra. Për ekonomi dhe drejtësi. Duke mos harruar tjerat si shëndetësi dhe arsim. Prioritetet janë të orientuara kah BE dhe NATO. Kërkoj mbështetjen tuaj që të çojmë vendin përpara” tha mandatari Zaev.

U fol për programin qeverisës por më shumë për të kaluarën e qeverisë. U fol edhe personalisht për ministrat e propozuar e për të kaluarën e tyre.

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa kanë luajtur rolin e vërtetë të opozitës duke folur dhe replikuar gjatë gjithë kohës.

BDI dhe LSDM mbroheshin por edhe shpalosnin të bëmat, sipas tyre pozitive, dhe të ardhmen pozitive që premtonin.

OBRM-PDUKM ende në stilin e vjetër, me tentim për të bllokuar punën e Kuvendit me fjalime maratonë dhe me akuza për LSDM-në.

Apasiev nga “E majta” Zaevit me shokë ju tha se janë sjellë si pederast kur e kanë ndryshuar emrin.

Qeveria do të ketë 19 ministra dhe katër zëvendëskryeministra. Bdi do të ketë 6 ministra dhe një zëvendëskryeministër. Besa do të ketë 1 ministër. Edhe LSDM do të ketë një zv.kryeministër shqiptar, atë për zhvillim ekonomik.

Betimi i ministrave

Qeveria e sapo votuar sipas analistëve do të jetë në “këmbë të qelqit” duke e parë edhe numrin e mbështetjes.

Fotografia e parë zyrtare e ministrave të Qeverisë së Maqedonisë.