Kryetari i Qeverisë Oliver Spasovski sot do të mbajë konferencë shtypi, të fundit si kryeministër teknik, para zgjedhjes të qeverisë së re politike për të cilën Kuvendi caktoi seancë të shtunën më 29 gusht.
Spasovski për kryeministër teknik ishte propozuar nga ish kryeministri dhe i ardhshëm i Qeverisë Zoran Zaev, sipas modelit të Përzhinos, dhe duhej gjashtë muaj ta udhëheq Qeverinë qëllimi i së cilës ishte organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mandati i Qeverisë teknike u vazhdua për shkak të gjendjes me Kovid-19 dhe vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria teknike ishte zgjedhur më 3 janar të këtij viti.
Mandatari dhe lider i LSDM-së Zaev, e propozoi Spasovskin të kthehet në pozitën e njëjtë ku ishte para se të bëhet kryeministër teknik – ministër i punëve të brendshme.
Në Qeverinë teknike poste ministrore kishte edhe VMRO-DPMNE-ja opozitare.
Comments are closed for this post.