Ilija Dimovski, ish-deputeti i OBRM-PDUKM-së, i bëri thirrje partisë më të madhe opozitare të heqë dorë, gjegjësisht të tërheqë zv. kryetarin e saj në Kuvend, dhe me një lëvizje të fitoj pikë politike në publik.
“OBRM-PDUKM nuk duhet të emërojë kandidatin e vet për nënkryetar të Kuvendit … Nëse ne jemi një parti serioze që synon të vazhdojë në kritikën e saj parimore, OBRM-PDUKM në shenjë të pranimit të kritikës publike për numrin e madh të nënkryetarëve të panevojshëm, vetëm duhet të heqë dorë nga vendi i saj i ligjshëm dhe përveç kësaj të thërrasë të gjitha palët që kanë bërë tregti për këto funksione të bëjnë të njëjtën gjë,” shkroi Dimovski në Facebook.
Dje, Kuvendi votoi që kryetari Talat Xhaferi të ketë pesë nënkryetar.
Comments are closed for this post.