Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.742 teste, ndërsa janë regjistruar 130 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve: Shkup-40, Kumanovë-6, Shtip-13, Prilep-5, Tetovë-13, Strugë-4, Manastir-3, Ohër-6, Kavadar-2, Gostivar-18, Strumicë-1, Probishtip-2, Berovë-1, Vinicë-5, Dellçevë-4 dhe Kërçovë-7.
Dy pacientë kanë ndërruar jetë nga coronavirusi, një nga Shkupi (70) dhe një pacient nga Shtipi (75). Pacientët vdiqën në spital.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 12.970 persona.
Comments are closed for this post.