Argjentina dhe Meksika do të prodhojnë do të prodhojnë vaksinën kundër Covid-19 për pjesën më të madhe të Amerikës Latine e në përjashtim të Brazilit, njoftoi presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, duke shtuar se do të prodhohet vaksina e zhvilluar nga kompania farmaceutik AstraZeneca si dhe Universiteti Oxford.
“Prodhimi i Amerikës Latine do të trajtohet në Argjentinë dhe Meksikë dhe kjo do të lejojë qasje efikase dhe në kohë për të gjitha vendet e rajonit. Shpresojmë të jemi në gjendje të fillojmë procesin e prodhimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fernandez.
Fillimisht do të prodhohen 150 deri në 250 milionë doza të vaksinës për të furnizuar të gjithë Amerikën Latine, përveç Brazilit, i cili tashmë ka hyrë në një marrëveshje të veçantë në muajin qershor për të prodhuar vaksinën për vendin e tyre.
Ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard, në Twitter njoftoi se marrëveshja ishte shtyrë nga Fernandez dhe presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, si dhe falënderoi Fondacionin CarlosSlim, i cili po financon prdhimin.
Ndërkohë, rastet e koronavirusit dhe të viktimave vazhdojnë të rriten në vendet e prekura në Amerikën Latine, veçanërisht në Brazil, Meksikë, Peru dhe tani edhe Kolumbia dhe Argjentina janë ndër kombet më të prekura.
Comments are closed for this post.