Me automjetin special “karrotreci” nga 6 gushti deri dje janë mënjanuar gjithsej 227 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuar në mënyrë të parregullt, 18 janë larguar nga parkingjet zonale, ndërsa 209 automjetet e tjera me urdhër nga policia e trafikut në bazë të shkeljeve të kryera: parkim në rrugë, shteg të çiklistëve, kalim i këmbësorëve, trotuar, zonë e gjelbër, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit dhe me thirrje nga personi i tretë.
Siç njofton sot Qyteti i Shkupit, kontrolluesit e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 279 automjete për shkak të parkimit të parregullt, përkatësisht për shërbim të papaguar të parkingut. Prej tyre, 18 automjete janë mënjanuar me shërbimin e “karrotrecit” për shkak të tejkalimit të kohës së vendparkimit.
Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” apelojnë te qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e shënuara.
“Apelojmë të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, në kohë ta rregullojnë shërbimin për parkim-shërbim, që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokatorë. Pagesa për shërbim të parkimit mund të bëhet përmes SMS ose kartelës gërvishtëse”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.
Comments are closed for this post.