Gjithsej 61 projekte të nënshkruara prej të cilave 25 tërësisht të realizuara dhe 36 në rrjedhë, shënon raporti gjysmëvjeçar për Projektin për konkurrencë lokale dhe rajonale (PKLR) qëllimi i të cilit është të avancohet sektori turistik në vend.
Raporti ka të bëjë me periudhën nëntor 2019 – qershor 2020, ndërsa u shqyrtua në Zoom takimin e Këshillit drejtues të PKLR që e mbajti zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesi i Komisionit evropian, Nikola Bertolini, përfaqësues nga Banka botërore, si dhe përfaqësues nga njësia projektuese.
Carovska vlerësoi se projektet po rrjedhin sipas dinamikës së paraparë dhe se kontribuojnë për zhvillim më të madh të bashkësive lokale në destinacione atraktive turistike.
Siç kumtoi Kabineti i zëvendëskryeministres, mes projekteve më të rëndësishme janë: rikonstruimi i plotë i Shtëpisë së ofivcerëve në Manastir, rikonstruimi dhe ridedikimi i objektit të vjetër në qendër multimediale në Komunën e Vevçanit, ndërtimi i shkëmbit artificial malor dhe vendosja e pajisjes tjetër urbane në Krushevë, ndërtimi i parkut adrenalin në Karposh dhe disa projekte të tjera me të cilat kontribuohet në zhvillimin më të madh dhe më të shpejtë të turizmit të liqeneve, të verërave dhe ekoturizmit në shtet.
Projekti për konkurrencë lokale dhe rajonale (PKLR) është operacion katërvjeçar për investime, i mbështetur nga BE-ja përmes fondeve nga IPA 2 dedikuar për konkurrencë dhe inovativitet në Maqedoninë e Veriut. Investimet realizohen me grant skemë në turizëm rajonal, siç janë vetëqeverisja lokale, institucionet, OJQ dhe sektori privat. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 22.914.925 euro.
Comments are closed for this post.