Tv 21 mëson se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti do të shkojë në Hagë por jo tani. Sipas burimeve ai për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale e Kosovës do të udhëtojë në fund të gushtit. Ftesa është dërguar para 15 korrikut, por për shkak se në atë datë Maqedonia e Veriut kishte zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Ahmeti ka vendosur që në Hagë të shkojë në fund të gushtit.
Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë dhe e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut edhe sot heshtin për atë se nëse kanë qenë të informuar paraprakisht se Ahmeti do të thirret nga Gjykata Speciale dhe a ka edhe shtetas të tjerë që do të merren në pyetje nga kjo gjykatë? Nuk dihet as se kush do t’i mbulojë harxhimet, pasi Ligji për Gjykatën dhe prokurorinë speciale thotë se harxhimet mbulohen vetëm për personat për të cilët tashmë është ngritur aktakuzë.
Por pse e la Ahmeti në fund të gushtit të shkojë në Hagë? A mund ta ndikojë shkuarja e tij në politikën vendore dhe formimin e Qeverisë në Maqedoninë e Veriut? Analisti Albert Musliu nuk beson në këtë mundësi.
Meqë Ahmeti shkon në Hagë në fund të gushtit, a do të thotë kjo se deri atëherë do të zgjidhen çështjet politike në vend?
Dje kemi njoftuar se nuk ka pengesa juridike që Ahmeti të ftohet nga Specialja edhe pse nuk është shtetas i Kosovës, por vetëm i Maqedonisë së Veriut. Vajtja e tij në Hagë është në rolin e dëshmitarit dhe juristët nuk shohin pengesa që është ftuar edhe pse nuk është ndër të akuzuarit. Ahmeti në Hagë është i dyti që po shkon pasi paraprakisht në intervistë për tre ditë atje ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kujtojmë se më 24 prill Dhomat e specializuara në Hagë ngritën aktakuzë për krime të luftës.
Comments are closed for this post.