Për herë të parë pas një kohe të gjatë, numri i të shëruarve nga Koronavirusi për 24 orë është shumë më i lartë se sa numri i infektimeve ditore. 172 persona kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 78 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Në mesin e të shëruarve 72 janë nga Shkupi, 53 nga Kumanova, 20 nga Shtipi, 10 nga Tetova, 5 nga Gostivari.
Të shëruar nga COVID 19
Shkup 72
Kumanovë 53
Shtip 20
Tetovë 10
Gostivar 5
Resen 4
Prilep 4
Probishtip 2
Veles 1
Negotinë 1
Në mesin e 78 rasteve të reja, 26 u regjistruan në Shkup, 17 në Shtip, 9 në Tetovë, nga 5 në Gostivar dhe Sveti Nikollë, 4 në Kumanovë, nga 3 në Strugë dhe Probishtip dhe nga 1 rast në Dibër, Manastir, Ohër, Kriva Pallankë, Koçan dhe Vinicë. Tashmë ka edhe raste të infektimeve, që nuk burojnë nga kllasterat e identifikuar.
Rastet e reja me COVID 19
Shkup 26
Shtip 17
Tetovë 9
Gostivar 5
Sveti Nikollë 5
Kumanovë 4
Strugë 3
Probishtip 3
Dibër 1
Manastir 1
Ohër 1
Kriva Pallankë 1
Koçan 1
Vinicë 1
Me shifrat e fundit është zvogëluar dallimi mes numrit të përgjithshëm të të shëruarve dhe rasteve aktive. Numri i të gjithë të shëruarve është 3199, apo 380 më pak se numri i rasteve aktive. Epiqendra vazhdojnë të mbeten Shkupi me 46% të rasteve aktive dhe Tetova me 13%.
Në 24 orët e fundit kanë vdekur 5 persona, 3 nga Shkupi, 1 nga Kumanova dhe 1 nga Struga.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se 60% e rasteve në gjithë botën u regjistruan në qershor dhe nuk u realizua pritja se virusi do të zhduket në verë. Pavarësisht se javën e fundit situata ishte më e mirë se tre javët paraprake, Filipçe pret që situata të përkeqësohet gjatë vjeshtës, kur do të vështirësohej edhe më shumë me hapjen e çerdheve dhe shkollave, për çka tha se po bëhen përgatitjet e nevojshme.
Nëse nuk iu përmbahemi masave, rritet transmetimi i virusit, ka numër më të madh të rasteve, do të kufizohet lëvizja. Vjeshta është absolutisht një periudhë shumë e rrezikshme, jo vetëm për vendin tonë por për gjithë shtetet në rajon dhe botë -u shpreh Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Filipçe vlerëson se ikja e disa anesteziologëve nga sektori publik në atë privat nuk do të shkaktojë probleme të theksuara në punën e klinikave që trajtojnë të infektuarit me COVID 19, falë rrotacionit të personelit mjekësor. Tha se në të gjitha klinikat ka shtretër të lirë dhe iu apeloi pacientëve të kërkojnë ndihmë në kohë.
Comments are closed for this post.