Kryetari i Komunës së Çeshinovës-Obleshevë, Goranço Krstev ka rezultuar pozitiv në testimin për coronavirus.
Ai ka thënë se më 23 mars ka qenë në parukeri te personi që tani ka humbur jetën, ndërsa që kur marrë vesh se aj është infektuar me coronavirus, menjëherë ka caktuar termin për testim.
Krstev shtoi se testi i parë ka rezultuar negativ ndërsa i dytë pozitiv.
Më herët edhe mjekja Jasmina Ajtovska nga Komuna e Çeshinovës në rrjetet sociale ju bëri thirrje qytetarëve që të gjithë që kanë pasur kontakt me kryetarin e kësaj komune apo të punësuarit në komunë të paraqiten tej mjeku amë.
Comments are closed for this post.