Televizioni publik i Australisë ABC, transmetoi një reportazh 45-minutësh në fund të shkurtit për shpërthimin e një virusi në Wuhan të Kinës, gjë që çoi në një pandemi globale.
Reportazhi shfaq filmime të pashembullta në Wuhan duke u karantinuar persona të tillë që policia dyshonte se ata mund të jenë të infektuar, përfshirë edhe gazetarë të huaj që mbulojnë Kinën për media të tilla si BBC.
Theksohet se Wuhan është një qytet me 11 milionë banorë, plot studentë nga e gjithë bota dhe një qendër trafiku, e cila gjithashtu përshpejtoi përhapjen e virusit.
Reportazhi gjithashtu tregonte se politikanët lokalë në Wuhan fillimisht maskuan shkallën e epidemisë dhe kërcënuan mjekët vendas që guxuan të flasin publikisht.
Comments are closed for this post.