Ka ndodhur vetëm 3 herë përgjatë 86-viteve sa ajo mbretëron në Angli, ndërsa për shkak të situatës alarmante me koronavirusin, mbretëresha britanike Elizabeth II do të mbajë një fjalim të rrallë televiziv ndaj kombit.

BBC shkruan se ajo do t’i drejtohet qytetarëve britanikë në një transmetim televiziv të dielën dhe kjo është njoftuar nga “Buckingham Palace”.

Mbretëresha ka pezulluar detyrat e saj mbretërore dhe aktualisht është në Kështjellën Windsor në Berkshire me Dukën e Edinburgh.

Muajin e kaluar ajo dha një mesazh për shpërthimin e epidemisë në vend, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “po hyn në një periudhë shqetësimi dhe pasigurie të madhe”.

Adresimi i së dielës ndaj kombit do të jetë i katërti fjalim gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar, përtej mesazhit të saj tradicional që mbahet në ditën e Krishtlindjes.

Tre fjalimet e tjera të mëparshme erdhën pas vdekjes së nënës së Mbretëreshë në 2002, përpara funeralit të Princeshës Diana në 1997 dhe rreth Luftës së Parë të Gjirit në 1991.