Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në këtë moment po mjekohen 54 pacientë, katër janë në gjendje kritike, ndërsa 20 përveç terapisë së rregullt, kanë nevojë vetëm për maskë oksigjeni. Të tjerët janë me pasqyrë më të lehtë klinike dhe nuk kanë nevojë për mbështetje plotësuese duke u furnizuar me oksigjen, theksoi sot pasdite në konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai theksoi se në 24 orët e fundit janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Kumanovë – 23, Shkup – 12, Tetovë – 2, Manastir – 3, Strugë -2, Shtip – 1 dhe Prilep – 1. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 sot arrin 329 persona.
Kemi dy persona të vdekur nga virusi korona, tha Filipçe dhe sqaroi se njëri pacient ishte burrë i moshës 45-vjeçare i cili përmes repartit për sëmundje infektive në Kumanovë ishte sjellë në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku fillimisht ishte trajtuar.
Pacienti tjetër, në moshën 78 vjeç, është nga Klinika e Sëmundjeve Infektive ku është trajtuar që nga 27 marsi, i cili kishte sëmundje të mëparshme si sëmundja kronike obstruktive dhe hipertension dhe trajtime të shumta për të dy gjendjet.
Sipas vendbanimit, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup-176, Dibër – 47, Kumanovë – 47, Shtip – 15, Tetovë – 8, Prilep – 10, Strugë – 7, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Kriva Pallankë – 1, Strumicë -1 dhe Gjevgjeli -1.
Numri i përgjithshëm i testeve të bëra në vend që nga fillimi i pandemisë, potencoi, deri më tani është 3.518 dhe i kumtojmë rezultatet e absolutisht të gjithëve të cilët janë përfshirë në rrjetin e testimit, dhe kontrollimin e tyre e bëjnë epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik.
Sa i përket SPQ “8 Shtatori”, theksoi ai, gjatë mbledhjes së mëngjesit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse bisedojmë për modelin sipas të cilit mund të përshpejtohen rezultatet duke pasur parasysh atë që një numër i madh i pacientëve vijnë edhe për shërbime tjera shëndetësore, si dhe direkt për shkak të dyshimit për shkak të ndezjes në mushkri të bardha dhe një pjesë e atyre ekipeve mobile do të përkushtohet për marrjen e analizave nga ky spital, përderisa ekipi tjetër mobil të cilin e paralajmëruam javën e kaluar do të punojë përmes sistemit të caktimit dhe ISHP, para së gjithash për qytetarët më të moshuar me qëllim që ata të mos dalin nga shtëpia dhe strisho të merret në kushte shtëpiake.
Sa i përket Spitalit mobil të vendosur afër Klinikës Infektive, sqaroi se ai është kah fundi, atje vendosen krevate, e pastaj do të rregullohet ngrohja dhe freskimi.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të pacientit 31-vjeçar, i cili ndërroi jetën pardje në Klinikën Infektive ministri theksoi e ai ka pasur diabet, fibrilacioni atrial, hipertension dhe obesitet.
Comments are closed for this post.