Numri i të prekurve me koronavirus në nivel global ka arritur në 809,308 njerëz.

Vetëm deri më tani, mbi 24 mijë raste janë shfaqur që nga nata e mbrëmshme me COVID-19, duke i kontribuar numrit të përgjithshëm.

Ndërkaq, shifrat e përgjithshme të të vdekurve nga pandemia koronavirus kanë shkuar në afro 40 mijë.

Mbi 170 mijë janë shëruar nga sëmundja.

Vendi me numrin më të lartë të rasteve vazhdon të jenë SHBA-të (165,482 raste). Italia ka raportuar më së shumti vdekje të shkaktuara nga COVID-19, nga të gjitha rajonet e tjera të prekura me virusin (11,591).