Në Kodrën e Diellit ka borë prej 20 centimetrave, ndërsa në Mavrovë shtatë. Në vende të tjera nuk ka mbulesë më të dukshme të borës, bëri të ditur DPHM.
Gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi ka rënë në Kriva Pallankë katër litra në metër katror dhe në Strumicë dy.
Më ftohtë, në mëngjes është në Krushevë, Kriva Pallankë, Berovë dhe Mavrovë me -2 gradë, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli dhe Dojran ku janë matur pesë gradë Celsius.
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare, më shumë vranësira do të ketë në pjesët veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Comments are closed for this post.