Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të lëkurës, Nina Caca Biljanovska, për të cilën ministri njoftoi se është pozitive në testet për korona virus gjatë vikendit që lamë pas ka mbajtur ligjërata në Shkup.
Drejtoresha paraprakisht, kishte qëndruar në zonat e rrezikshme në Itali, kurse nga momenti që është kthyer në vend nuk e ka respektuar apelin e Qeverisë për të pushuar dhe për të mos shkuar në punë.
Për momentin, është duke u analizuar se me sa persona ka pasur kontakt në ditët që kemi lënë pas.
Ndryshe, në botë numri i të prekurve nga Kovid-19 është 111.540, jetë kanë ndërruar 3.884, kurse të shëruar 62.680.
Comments are closed for this post.