Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përshëndet vendimin e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal që vendosën të pranojnë rekomandimin që të anulohen të gjitha tubimet publike deri më 6 mars të vitit 2020.

Qeveria i inkurajon të gjithë institucionet tjera, si dhe të gjithë qytetarët, ta respektojnë rekomandimin dhe me këtë të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në parandalimin e zgjerimit të coronavirusit.

“Do të kërkohet nga Inspektorati i Tregut dhe Agjencia për barna dhe mjete mjekësore të bëjë kontroll të pajisjeve mbrojtëse për parandalimin e bartjes së coronavirusit në barnatore dhe nëse vërtetohet rritja e çmimeve do të ndërmerren gjoba”, shprehen nga Qeveria.