Procedura e përsëritur gjyqësore për lëndën “Mo nstra” në Gjykatën Pe nale të Shkupit vazhdon me dëshminë e dëshmitarëve Sinisha Aleksovski, Sasho Mijallkov, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi.
Nevoja për dëshminë e tyre del nga bisedimet në “bo mbat” e paraqitura paraprakisht në këtë procedurë gjyqësore, ku dëgjohen ose përmenden emrat e dëshmitarëve të sotëm, si persona që dinë diçka më tepër për vr asjen pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012.
Në seancat e fundit për këtë lëndë kanë dëshmuar disa zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm ekzekutivë, mes të cilëve edhe Gordana Jankullovska, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bujar Osmani, Xhelal Bajrami dhe Lupco Todorovski-Radnikot.
Comments are closed for this post.