Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se partia e tij më lehtë do të gjejë partner për koalicion eventual parazgjedhor nga kundërshtarët politik. Qëndrimin e bazon në bashkëpunimin e deritashëm me të tjerët, përveç me VMRO-DPMNE-në. Zaev ka thënë se vendimi se me kë do të kalicionojnë për zgjedhjet e ardhshme do të sillet në fund të shkurtit, apo fillimi i marsit.

“Kemi biseda me të gjithë, me partnerët tradicional koalicionues, bisedime me partitë opozitare, edhe PDSH-në dhe Alternativën, por edhe komunikim të hapur me Besën dhe Aleancën. Bashkë kemi votuar ndryshime kushtetuese, bashkë kemi votuar ligj për përdorimin e gjuhëve, pjesë të reformave, jo vetëm ato me dy të tretat e shumicës, por gjithçka që është e rëndësishme për shtetin. Ne jemi parti multietnike, e pozicionuar hapur, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe kjo na jep përparësi kundrejt oponentit tonë që lirshëm të kalkulojmë, sjellim vendime, bëjmë diçka që është më mirë për shtetin dhe pozicionimin më të mirë të partive politike”, ka thënë Zaev në Tetovë.

Do të sillet vendim për koalicione eventuale parazgjedhore për rreth një muaj.

“Bëhen analiza, cili është përfitimi, si do të reagojnë qytetarët, a është i pranishëm apo ngjashëm. LSDM është pozitive bile edhe për koalicione parazgjedhore me partitë politike shqiptare pasi nuk kemi kurrfarë paragjykimesh pasi për ne qytetarët janë qytetarë, nuk i ndajmë etnikisht, besojmë në një shoqëri për të gjithë. Dhe duhet të bëjmë hap më shumë për avancimin e këtij koncepti ku të gjithë jemi qytetarë, vlejmë njësoj. Fundi i shkurtit, fillimi i marsit do të jetë kur sillen kësi vendime për koalicionime të përbërë nga parti multietnike dhe parti të bashkësive”, ka thënë Zaev.