Një burrë 40 vjeçar është vetë-djegur sot në orët e mesditës përpara qendrës tregtare në Koçani.
Sipas dëshmitarëve okular, personi në fjalë në fillim ka derdhur benzin në vete dhe më pas ka nxjerë shkrepëse dhe ia ka vënë flakën vetes.
Kalimtarët kishin reaguar menjëherë duke u munduar që me aparate zjarrfikëse nga dyqanet që gjendeshin afër të shuajnë flakët në trupin e tij.
Personi në fjalë është dërguar me ambulancë në spitalin e Koçanit por për shkak të gjendjes së tij dhe djegieve të rënda trupore është transferuar në spitalin e urgjencës në Shkup.
Comments are closed for this post.