Përmbaruesit sot do të dalin në protesta kundër Qeverisë, e cila po planifikon që t’ua heq shpërblimet e shtrenjta, por që vijnë nga paratë e qytetarëve.
Ata nuk janë të kënaqur me tarifat e reja që po i përgatit Qeveria dhe që ka të bëjë me uljen e pagesave për qytetarët.
“Nëse Ministria e Drejtësisë ndryshon tarifat pa mendimin pozitiv të odës së përmbaruesve, atëherë ne si përmbarues do të ndërpresim punën në periudhë afatgjate”, thuhet në reagimin e odës së përmbaruesve. Ata sot kanë vendosur që ti mbyllin zyrat e tyre, në shenjë revolte sepse po i’u zvogëlohet shpërblimi maksimal që mund ta paguajnë gjatë kryerjes së procedurës së përmbarimit nga 1000 euro në 300 euro. Nga ana tjetër, shoqata qytetare javëve të fundit janë ngritur në protesta duke kërkuar uljen e tarifave të përmbaruesve, pasi që sipas tyre, qytetarët po paguajnë shuma të majme, për borxhe simbolike. Në raportin e punës së përmbaruesve për vitin 2018, tregon se përmbaruesit kanë marrë 127 milionë euro nga qytetarët, firmat dhe subjekte tjera.
Comments are closed for this post.