Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë sipas Kalendarit Gjeorgjian sot e shënojnë Lindjen e Krishtit -Krishtlindjet. Tradicionalisht më vend manifestimi qendror me rastin e kësaj feste mbahet në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt edhe liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve.
Në liturgji ishte i pranishëm edhe presidenti Stevo Pendarovski dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Gjeorgievska, Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane Bujar Osmani, drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Darian Sotirovski, dhe përfaqësues të bashkësisë fetare.
Ipeshkvi i Shkupit Kiro Stojanov, duke i uruar Krishtlindjet besimtarëve katolikë në liturgji i lexoi edhe mesazhin e Krishtlindjeve.
Krishtlindjet sot i festojnë edhe Kisha ortodokse e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë të cilët e kanë pranuar kalendarin Gjeorgjian. Pjesa tjetër e botës ortodokse e cila përllogarit kohën me kalendarin Julian, midis të cilëve edhe Maqedonia, Rusia, Serbia, Dioqeza e Jerusalemit, Krishtlindjet i festojnë më 7 janar.
Comments are closed for this post.