Me qëllim të ngritjes në nivel më të lartë të procesit të edukimit të organeve zgjedhore, në seancën e sotme KSHZ-ja e ka miratuar programin për edukim të detyrueshëm të Komisioneve komunale zgjedhore, Këshillave zgjedhor për zbatimin e votimit në RMV dhe Këshillat zgjedhor për zbatimin e votimit në diasporë.

“Krahas forcimit të ekipit për edukim që do të realizojnë trajnimet, me këtë program për herë të parë parashihet trajnim të çdo anëtari të organeve zgjedhore e cila do të përcillet nga anëtarët e ekipit për edukim të KSHZ-së. Këto trajnime do të realizohen në periudhën prej shkurt 2020 deri në fillim të prillit të vitit 2020, njoftojnë nga KSHZ.