Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se deri tani në lojën shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime” deri tani kanë marrë pjesë 110 mijë qytetarët dhe se janë dhënë dhuratat e para.

Ajo thotë se janë trefishuar numrat e llogarive të skanuara, përdoruesit e aplikacionit dhe dhënia e llogarive fiskale.

“Për vetëm tre ditë, loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ arriti të trefishojë numrat: Janë skanuar 60% më shumë llogari fiskale në ditë krahasuar me mesataren para fillimit të lojës (nga 260 mijë në 400 mijë), është rritur pagesa e TVSH-së për 15% krahasuar para fillimit dhe tre herë më shumë ka përdorues të rinj të aplikacionit në ditë. Në lojën shpërblyese deri tani kanë marrë pjesë 110 mijë qytetarë ndërsa në tre ditët e para janë ndarë tashmë 30 dhuratat e para”, tha Angellovska.

Dhuratat ditore do të ndahen me nga katër nga 1.000 denarë, tre me nga 2.000 denarë dhe tre me nga 3.000 denarë. Përzgjedhje do të bëhet në mënyrë elektronike.

Dhuratat mujore do të jenë 15 dhe do të jenë me nga 100.000 denarë ndërsa dhuratat kryesore, apo 3.000.000 denarë do të ndodhë më 18 mars dhe më 19 dhjetor të vitit të ardhshëm.

Loja shpërblyese do të zgjasë deri më 14 dhjetor të vitit 2020 ndërsa për pjesëmarrje në lojën shpërblyese, qytetarët së pari duhet të jenë të regjistruar në sistemin ‘e-tatimi personal‘, të jenë përdorues të aplikacionit ‘TVSH-ja ime‘ apo ‘Moj DDV’, dhe më pastaj shfaqet njoftimi për pjesëmarrje në lojën shpërblyese dhe kushtet për pjesëmarrje.