Boris Johnson është rikthyer në zyrë me një fitore të jashtëzakonshme dhe duke i qëndruar fort premtimit për arritjen e BREXIT deri më 31 janar.
Parlamenti i sapo zgjedhur britanik do te mblidhet te martën.
Ne dallim nga periudha para zgjedhjeve, konservatoret e kryeministrit Johnson do te përfaqësojnë ne te përsëri një shumice me te paktën 365 vende, 162 me shume se laburistët. Mbretëresha Elizabeth II tashme i ka kërkuar kryeministrit Johnson te formoje një qeveri te re.
Presidentja e komisionit, Ursula Von Der Leyen kërkoi negociata te shpejta për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.
Ursula Von Der Leyen: “Koha është jashtëzakonisht e shkurtër për te arritur një marrëveshje me Britaninë e Madhe para fundit te vitit 2020. Ne negociatat për një marrëveshje tregtare synohet te hiqet dore nga doganat e kuotat. E rëndësishme është gjithashtu te ruhet një bashkëpunim i ngushte për çështje te sigurisë. Ne synojmë që të ruajmë marrëdhënie shumë të afërta më Britaninë e Madhe edhe pas BREXIT.”
Ndërsa kancelarja Angela Merkel tha se negociatat do të jenë te ndërlikuara dhe nuk pret qe kryeministri Johnson te kërkojë një zgjatje te periudhës se tranzicionit përtej vitit 2020. Pika me problematike është presioni i madh kohor, deklaroi Merkel.
Comments are closed for this post.