Prokuroria Publike përmes një njoftimi për shtyp njofton se pas bastisjeve që ndodhën më 7 dhjetor në disa vendbanime, është ngritur padi penale vetëm ndaj një personi.
“Pas bastisjeve nga ana e MPB-së më 7 dhjetor në Haraçinë, Gërçec dhe në disa vendbanime tjera në Shkup, Prokuroria Themelore Publike njofton se është ngritur padi penale ndaj një personi. Prokuroria për të njëjtin person më 7 dhjetor solli vendim për kryerjen e një procedure hetimore si dhe kërkoi nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit. Me vendim të gjykatësit në procedurë paraprake janë caktuar masa kujdesi për të dyshuarin, ndërsa Prokuroria ka ankimuar vendimin. Sa i përket personave tjerë që janë privuar nga liria gjatë bastisjes së MPB-së deri tek Prokuroria Publike nuk janë dorëzuar kallëzime penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Comments are closed for this post.