Kopshti Zoologjik i Shkupit në pranverë do të pasurohet me “Aventura park” fëmijëror me përmbajtje adrenaline dhe rekreative për fëmijë.
Parku, siç kumtuan nga Kopshti Zoologjik do të përmbajë rekuizita me nivele të ndryshme të sfidave: labirinte, shtëpiza të drurit, litarë tërheqës dhe shumë përmbajtje të tjera interesante.
“Dëshirojmë që Shkupi ta ketë këtë park. Shumë metropole evropiane dhe botërore kanë parqe aventuriste në natyrë. Ai është park që shërben njëkohësisht për argëtim dhe aktivitet fizik për fëmijë mbi moshën pesëvjeçare. Do të përmbajë rekuizita me nivele të ndryshme të sfidës: labirinte, shtëpiza të drurit, litarë tërheqës dhe shumë përmbajtje të tjera interesante me siguri të garantuar. Me fëmijët do të punojnë persona të cilët janë trajnuar për këtë. “Aventura park” do të jetë donacion nga Agjencia për Rini dhe Sport, ndërsa me drejtorin Darko Kaevski dhe kryetarin e qytetit të Shkupit, Petre Shilegov vendosëm që falas ta japim për të gjitha shkollat fillore në pjesën e arsimimit fizik për fëmijë prej 6 deri në 15 vite. Projekti është në përgatitje dhe shpresojmë se në pranverë, Shkupi do ta ketë një nga parqet më aventuriste në rajon”, deklaroi drejtori i kopshtit zoologjik Gjorgji Galetanovski, bëhet e ditur në kumtesë.
Comments are closed for this post.