1 kamion me 5 ton ushqime të shportës dhe 1 kamion me veshmbathje e batanije janë nisur këtë të premte nga Pogradeci në drejtim të rezervave të shtetit në Tiranë të cilat më pas do të shpërndahen tek familjet e prekura nga tërmeti i 3 ditëve me parë.

Një solidarizimi mjaft i madh i qytetarëve të Pogradecit, nxënësve, komuniteteve fetare, fondacioneve etj.

Për dy ditë me rradhë qytetarët deri në orët e vona të mbrëmjes kanë dhuruar nga vetja e tyre rroba dhe ushqime referuar gjendjes së krijuar ne zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë që dhurime ka pasur edhe ne vlera monetare të cilat do të kalohen nëpërmjet bankës.

Ndërkohë që pritet që edhe nga ana e administratës së bashkisë të ketë dhurime në vlera monetare të cilat do bëhen me dëshirën e tyre sipas mundësive.

Gjithashtu ka pasur edhe qytetarë të cilët kanë ofruar banesat e tyre falas për kohë të gjatë për familjet që iu janë shkatërruar banesat.