Dy vëllezërit nga qyteti i Gjilanit janë gjetur të vdekur nën gërmadhat e hotelit pas tërmetit të rëndë në Shqipëri.

Shemsi dhe Isa Abazi nga Gjilani kanë humbur jetën në Durrës, trupi i Isa Abazit është nxjerrë nga gërmadhat e hotelit, kurse po bëhet përpjekje edhe për trupin e tjetrit vëlla.

Lajmin për vdekjen e tyre e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Hasani ka thënë se dytë kanë humbur jetën dhe po bëhet përpjekje për nxjerrjen e trupit të pajetë edhe të personit tjetër.

Dy vëllerzit nga Gjilani po gjendeshin në një nga hotelet e rrëzuara në Durrës.

Më poshtë keni disa pamje të rënda nga vendi i ngjarjes.