Pavarësisht ditëlindjes Rita Ora mendjen e ka në Shqipëri

Këngëtarja kosovare, e cila në fillim të ditës së sotme është solidarizuar me viktimat, para 20 minutave ajo ka bërë edhe një thirrje tjetër, tani për të dhënë sa më shumë donacione për Shqipërinë.

Në një thirrje në InstaStory dhe Facebook, Rita bën thirrje të miqtë e saj edhe të huaj që ta ndihmojnë shtetin shqiptar.

“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë fatkeqe për Shqipërinë. 16 kanë vdekur deri me tani dhe mbi 600 janë lënduar. Kam familjarë dhe shokë në Shqipëri kështu që për ditëlindjen time bëj thirrje që të gjithë të japin donacione për shtetin!!! Lutjet e mia janë me ty #Shqipëri”, ka shkruar Rita në facebook dhe në Instagram.