Ka shpëtuar deri më tani 2 gra, një fëmijë dhe një burrë. I ka nxjerrë nga rrënojat edhe pse nuk ka asnjë lidhje me ta.
Astrit Kolë Vlashi nga Kurbini nuk ka asnjë familjar në pallatet në Thumanë ku janë shënuar viktima të shumta si pasojë e shembjes së tre 5 katëshve.
Në një prej këtyre pallateve jeton shoku i tij me familjen, por edhe pse ka marrë lajmin se ai është shëndoshë e mirë dhe ka shpëtuar, Astriti ka zgjedhur të shërbejë për të ndihmuar forcat e policisë dhe ato të ushtrisë në operacionet e vështira të shpëtimit të personave nënë rrënoja.
Në ngjarje të tilla tragjike, janë pikërisht këto ndenja humane që na duhen për të përballuar sadopak dhimbjen dhe përjetimet e një ditë që Shqipëria nuk e kishte ndër dekada.
Comments are closed for this post.